KF Llapi: Orges Shehu nuk e zëvendëson Tahir Batatinën

01 tetor 2020 | 11:58

Skuadra e Llapit nëpërmjet një njoftimi për medie ka bërë të ditur se Orges Shehu të marrë drejtimin e klubit.

Pas humbjes së fundit që pësoi Llapi në përballje me Ballkanin është raportuar se Tahir Batatina do të largohet nga detyra e trajnerit, por kjo gjë duket se nuk do të ndodh.

“Duke i parë shkrimet e mbrëmjes së djeshme (30.09.2020) në lidhje me pozicionin e trajnerit të KF Llapi, pra spekulimet dhe gënjeshtrat kinse trajneri Orges Shehi do të marrë drejtimin e klubit, reagojmë dhe mohojmë të gjitha këto shkrime dhe ju njoftojmë se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë drejtim. Trajneri në fjalë, Orges Shehi është e vërtetë se ishte dje në ndeshjen Llapi – Ballkani, por jo në lidhje me angazhimin në shtabin teknik, por ishte në vëzhgim të të disa futbollistëve të rinj të klubit”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Skuadra nga Podujeva ka kërkuar nga mediet që çdo raportime që e bëjnë në lidhje me ketë klub të marrin edhe informacionin zyrtarë nga drejtuesit e KF Llapi.

(V.Z / Epoka e re) 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e premte) në Tiranë mbahet mbledhja e përbashkët e…