KF “Ramiz Sadiku” ndan rrugët me Alban Dragushën
Klubi KF Ramiz Sadiku ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me kryetrajnerin Alban Dragusha me marrëveshje të ndërsjellë.
Në njoftimin zyrtar, klubi ka falënderuar Dragushën për kontributin, përkushtimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të ekipit, duke theksuar rolin e rëndësishëm që ai ka pasur në zhvillimin dhe avancimin e skuadrës.
“E falënderojmë trajnerin Alban për angazhimin e tij dhe i urojmë shumë suksese në sfidat e reja, me besimin se do të vazhdojë me rezultate pozitive në karrierën e tij”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, KF Ramiz Sadiku ka bërë të ditur se në postin e kryetrajnerit është emëruar Triumf Sinanin, i cili deri më tani ka qenë ndihmëstrajner dhe bashkëpunëtor i afërt i Dragushës.
Klubi e ka mbyllur njoftimin me mesazhin: “Na priftë e mbara!”.




