KFOR-i deklarohet pas rrëmbimit të serbit: Situata është e qetë

03 nëntor 2025 | 22:04

KFOR-i është deklaruar për Klankosova.tv rreth dyshimit se në serb i Kosovës është plagosur dhe rrëmbyer nga xhandarmëria serbe brenda territorit të vendit.

Në një përgjigje për Klankosova, KFOR-i tha se situata në kufi është e qetë, derisa bëri të ditur se është në dijeni mbi rastin.

Po ashtu misioni i NATO-s në Kosovë shtoi se Policia e Kosovës ka nisur hetimet dhe është në kontakt të ngushtë me KFOR-in.

“Policia e Kosovës (PK) ka nisur një hetim dhe mbetet në kontakt të ngushtë për këtë qëllim me disa subjekte, përfshirë KFOR-in. PK-ja ka koordinuar aktivitetin e saj përkatës në anën e Kosovës të Vijës Kufitare Administrative me KFOR-in”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se Mitrovica është…