KFOR-i dhuron donacion për dhomat mike të policisë

10 shtator 2025 | 16:45

Sot, zyrtarët e KFOR-it kanë dhuruar një donacion për dhomën mike të Stacionit Policor të Graçanicës.

Donacioni u pranua nga drejtori Rajonal i Policisë së Prishtinës, nënkolonel Basri Shabani, i cili ka falënderuar përfaqësuesit e KFOR-it për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës dhe kontributin e tyre në përmirësimin e kushteve të punës dhe mirëpritjes në objektet policore.

Ky donacion është edhe një dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, me qëllim të fuqizimit të sigurisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve pa dallim.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Prishtinës mbetet e përkushtuar për të rritur nivelin e transparencës, bashkëpunimit dhe sigurisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xherdan Shaqiri ka lënë gjurmë kudo ku ka luajtur. Sot…