KFOR-i së bashku me FSK-në e policinë inspektojnë materiale të rrezikshme në Lipjan

15 shtator 2025 | 12:20

Ushtarët e KFOR-it nga Komanda Rajonale Lindje dhe Perëndim, në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), Policinë e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë, kanë zhvilluar një inspektim tremujor të materialeve toksike industriale në ish-fabrikën “GC Metals” në Lipjan.

Ky inspektim është thënë se synon monitorimin e objekteve të braktisura industriale dhe ndihmon autoritetet lokale në reduktimin e rreziqeve kimike dhe radiologjike.

“Këto aktivitete nënvizojnë përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në rajon”, ka njoftuar KFOR-i.

Në të njëjtën kohë, KFOR-i ka theksuar se vazhdon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar në sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe lirinë e lëvizjes në mënyrë të paanshme. “Misioni punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, secili brenda rolit të vet si reagues të sigurisë”, ka njoftuar KFOR-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI),…