KFOR-i vendos shenja të reja sinjalizuese përgjatë kufijve të Kosovës

01 gusht 2025 | 20:23

Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO, po vazhdon me vendosjen e shenjave të reja përgjatë kufijve në Kosovë.

Shenjat e tilla, të vendosura në zonat malore dhe pyjore, sipas KFOR-it, shënojnë qartë zonën e operacioneve të tij, duke shtuar se ato ndihmojnë në uljen e rrezikut të kalimeve aksidentale.

“KFOR-i do të vazhdojë përpjekjet e tilla për promovimin e një ambienti të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, përfshirë përmes patrullimeve të rregullta në veri të Kosovës dhe pranë Vijës Administrative Kufitare”, thuhet tutje në njoftimin e KFOR-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur sot në rrugën…