
KGjK-ja dënon ndërhyrjet politike ndaj PZAP-së
Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka dënuar ndërhyrjet politike ndaj Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ku tha se çdo formë e presionit politik është e papranueshme dhe e rrezikshme.
KGjK-ja tha se PZAP-ja është institucion i pavarur dhe çdo tentativë për ta ndikuar atë, sipas tyre, përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe rendit kushtetues në vend.
“Tolerimi i këtij presioni politik rrezikon të minojë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe në institucionet e drejtësisë”.
“KGJK, kërkon nga të gjithë që të ndalin menjëherë këto praktika të papranueshme dhe t’i adresojnë pakënaqësitë në mënyrë ligjore”, thuhet në reagim.
Tutje, Këshilli Gjyqësor tha se riafirmon angazhimin e plotë për ta mbrojtur pavarësinë institucionale dhe tha se do të reagojë ndaj çdo forme presioni që cenon funksionimin e drejtë dhe të ligjshëm të sistemit gjyqësor.