KH Vushtrria rikthehet në Superligë  

10 prill 2022 | 17:55

Në Vushtrri kishte festë hendbolli të shtunën mbrëma. Skuadra me traditë nga ky qytet, KH Vushtrria, është kthyer në Superligë, pas një viti në Ligën e Parë.

Në kuadër të xhiros së fundit (18) të Ligës së Parë, Vushtrria e mposhti Prizrenin me rezultat 39:23. Vushtrriasit i kanë fituar të gjitha 15 ndeshjet e këtij kampionati dhe kanë siguruar titullin e kampionit në këtë nivel garash. Njëherit kanë siguruar kthimin në elitën e hendbollit kosovar për edicionin e ardhshëm.

Aspiratat e vushtrriasve janë për stabilizim në Superligë dhe për të dalë sërish në gara evropiane. Kryesia e klubit është plotësuar, ndërsa është angazhuar edhe trajneri me përvojë nga Maqedonia e Veriut, Andon Boshkovski.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbisë, aleatit të Rusisë, iu dorëzua një sistem i sofistikuar…