Kharkiv kthehet nën kontrollin e Ukrainës

27 shkurt 2022 | 13:31

Forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e qytetit kyç të Kharkiv, ka thënë guvernatori rajonal.

Kryetari i Kharkivit, Oleh Synyehubov, ka bërë me dije se forcat ukrainase kanë arritur që ta kthejnë këtë qytet nën kontrollin e tyre.

“Forcat e armatosura, policia dhe forcat e mbrojtjes po punojnë dhe qyteti po pastrohet plotësisht nga armiku”, ka hënë Synyehubov, shkruan “BBC”.

Më tutje, BBC ka shkruar se pretendimet për kthimin nën kontroll nga ana ukrainase janë vështirë të verifikuara, por civilët në terren i kanë thënë këtij mediumi se Kharkiv është kthyer tashmë nën kontrollin e Ukrainës dhe konflikti në rrugë po lehtësohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea është deklaruar në lidhje me situatën në Ukrainë. Në…