Khedira: Ëndrra ime është të fitoj LK-në me Juventusin

05 qershor 2020 | 11:52

Triumfi në garën e Ligës së Kampioneve me Juventusin është ëndrra e mesfushorit të Kombëtares së Gjermanisë, Sami Khedira.

“Ëndrra ime është të fitoj Ligën e Kampionëve me Juventusin. Ne u afruam para tre-katër vjetësh në finalen kundër Real Madrid. Mendoj se mund të fitojmë Ligën e Kampionëve me Juventusin gjatë viteve të ardhshme dhe nuk është vetëm ëndrra ime, por edhe ajo e tifozëve ‘Bianconerë’”, ka thënë Khedira, i cili gjatë karrierës së tij futbollistike ka luajtur edhe për Real Madridin dhe Shtuttgartin.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një australian ka ndërprerë fjalën e kryeministrit Scott Morrison dhe…