Khedira largohet nga Juve, nënshkruan për Herthan

31 janar 2021 | 13:18

Sami Khedira i jep fund aventurës me Juventusin në Serinë A. Mesfushori gjerman, i cili ka mbetur jashtë projektit të Pirlos, tashmë mund të quhet një futbollist i Hertha Berlin.

Khedira mësohet se ndodhet nga e shtuna në kryeqytetin gjerman dhe gjatë ditës së sotme do të kryejë ekzaminimet mjekësore. Pastaj ai do të nënshkruajë një kontratë për dy vjet e gjysmë. Khedira do të kthehet pas 11 vitesh në Bundesligë.

Mesfushori, në fakt, është larguar nga Gjermania në vitin 2010 për të kaluar te Real Madrid, ndërsa në vitin 2015 ai iu bashkua Juventus me një transferim falas. Te “Zonja e Vjetër”, Khedira fitoi pesë kampionate, 3 Kupa të Italisë dhe një Superkupë Italie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, është…