Khedira nuk largohet nga Juve

30 maj 2020 | 10:30

Sami Khedira nuk ka ndërmend që të largohet nga Juventusi.

Mesfushori gjerman i cili ka kontratë deri në vitin 2021 prej kohësh pëlqehet nga disa ekipe në Premier League por edhe nga Major League Soccer apo klubet kineze por së fundmi ai zotohet të respektojë kontratën me “Zonjën e Vjetër”.

Khedira siguroi se ndihet shumë mire në Itali dhe se ka ende shumë uri për të fituar trofe prandaj nuk shikon arsye që të largohet nga Juventusi.

“Kontrata ime me Juventus skadon në vitin 2021. Ndihem shumë mirë në Itali dhe në këtë ekip. Gjeta një ekip shumë të fortë dhe jam akoma i uritur për të fituar shumë tituj. Tani kam më shumë besim në trupin tim dhe për këtë arsye nuk shoh ndonjë arsye për të ndryshuar skuadër. Jam shumë i lumtur te Juventus dhe në Torino”.

33-vjeçari ka patur disa probleme fizike këtë sezon që e kanë penguar të jap më të mirën, por ai nuk është i gatshëm që të largohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sistemi imunitar i njeriut është i përbërë nga miliona qeliza…