KHF Ferizaj dje humbi ndeshjen e parë, sot e zhvillon ndeshjen e dytë

15 nëntor 2020 | 13:11

KHF Ferizaj ka debutuar me humbje të thellë në garat evropiane. Të shtunën në Antalya të Turqisë, kampioni aktual i Kosovës në konkurrencë të femrave, pësoi me rezultat 40:15 nga skuadra turke Muratpasha Belediyesi. Ndeshja i takoi raundit të tretë të Kupës Evropiane.

Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 19:7 në të mirë të skuadrës turke. Skuadra ferizajase kishte fond të limituar të lojtareve dhe nuk ka mundur t’i bëj ballë ekipit turk. Ndeshja e dytë luhet sot (e diele) në Antalya.

Muratpasha Belediyesi – KHF Ferizaj 40:15 (19:7)

KHF Ferizaj: Stagova 5, Basha 4, Kelmendi 3, Stojkovska 2, Kupina 1, Domaneku, Sylejmani, Huruglica, Qerkini, Trenoska, Rashiti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-lojtarja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, dhe futbollisti 23-vjeçar i…