
Kiana debuton në Lojërat Olimpike Dimërore
07 shkurt 2022
| 07:21
Kiana Kryeziu ka debutuar në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022. Skitarja jonë ka përfunduar garën e parë në disiplinën e sllallomit të madh.
Në një konkurrencë tejet të forte, ajo u rendit e 59-ta nga 82 pjesëmarrëse, me kohë 1 minutë, 18.78 sekonda.
Kiana po e shkruan historinë, si vajza e parë nga Kosova që garon në Lojërat Olimpike Dimërore.
I urojmë fat dhe suksese 17-vjeçares, edhe në garën e dytë, që me kohën tonë lokale nis në ora 7:30.