Kiara Tito flet për Butrint Imerin dhe zbulon a është në një lidhje

26 nëntor 2020 | 16:22

Moderatorja e njohur, Kiara Tito, ka qenë të shtunën e kaluar e ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, ku u pyet rreth historisë së saj me Butrint Imerin. Aty, ajo zbuloi se nuk ka asnjë mesazh të tij në telefon.

“Nuk kam memorie në telefon, ndaj i kam fshirë mesazhet,”– tha ajo në “Shiko Kush Luan”, ku iu kërkua që të tregonte mesazhet e fundit me ish-partnerin e saj, duke konfirmuar lajmet se i kanë dhënë fund marrëdhënies.

Ndërkohë gjatë intervistës në rubrikën “AfterParty”, asaj iu drejtuan pyetje indirekte për lidhjen me Butrint Imerin.

“Liqeni më i bukur është i Butrintit apo i Ohrit?”- u pyet moderatorja, e cila nuk hezitoi të kthente përgjigje duke thënë: “Tek të dyja kam qenë, të dyja më pëlqejnë”.

Por ngacmimet ndaj saj nuk mbetën me kaq. “Ku je kënaqur më shumë?”– iu drejtua pyetja tjetër. “Tek ai i Ohrit jam kënaqur më shumë,”- iu përgjigj Kiara Tito.

Moderatorja pranoi se aktualisht është single dhe s’ka asnjë mashkull tjetër në jetën e saj, pasi u përfol për një romancë me Young Zerkën.

Gjithashtu zbuloi detaje intime duke pranuar se i pëlqen seksi i zjarrtë dhe mes një “bad boy” e një këngëtari, zgjodhi këtë të fundit.

Kiara Tito flet për Butrint Imerin dhe zbulon a është në

Kiara Tito flet për Butrint Imerin dhe zbulon a është në

Kiara Tito flet për Butrint Imerin dhe zbulon a është në

Kiara Tito flet për Butrint Imerin dhe zbulon a është në

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kourtney Kardashian ka treguar dekorimet e saj elegante për festat,…