
Kica-Xhelili: Deputeti s’mund të sillet si ministër – Gjykata konfirmoi se Kurti dhe kabineti i tij shkelën ligjin
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se Gjykata Supreme ka konfirmuar se Albin Kurti dhe ministrat kanë shkelur ligjin.
Kjo pasi ata kanë mbajtur pozita ekzekutive, njëkohësisht edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, thotë Kica-Xheili.
“Pas 27 marsit 2025, çdo vendim, çdo nënshkrim dhe çdo veprim i ri që ka ndërmarrë qeveria Kurti është i paligjshëm. Kjo është prova që ata e kanë trajtuar shtetin si pronë private. Ne kemi dorëzuar 17 kallëzime penale pikërisht për këto shkelje. Tashmë Prokuroria Speciale nuk ka më asnjë arsye të pres e as zvarris: ka në dorë precedentin gjyqësor më aktual që gjithë ish-kabineti i Kurtit, bashkë me të, të hetohet dhe ndiqet penalisht për keqpërdorim të detyrës dhe tejkalim të kompetencave pas datës 27 mars 2025”, ka thënë ajo.