Kica-Xhelili: Do të dorëzojmë kallëzim penal për dyshimet mbi rezervat shtetërore

25 mars 2024 | 16:44

Komisioni Hetimor Parlamentar ka mbajtur mbledhjen e radhës rreth procedurave për furnizimin dhe menaxhimin e rezervave shtetërore, keqpërdorimeve dhe abuzimeve të mundshme si dhe kërkesave për sjellje të dokumentacionit.

Kjo mbledhje është ndërprerë për shkak të braktisjes së saj nga deputetët e partisë në pushtet, Vetëvendosjes, të cilët gjatë kohës sa kanë qenë prezentë në sallë janë ballafaquar verbalisht me opozitën sidomos me dy deputetët e LDK-së.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se pas kalimit të afatit që do t’i parashtrojë gjykata – Ministrisë së Tregtisë, do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorisë Speciale në Prishtinë, bashkë me anëtarët tjerë të Komisionit, të cilët janë të interesuar.

“Menjëherë pas kalimit të afatit që do ta parashtrojë gjykata – Ministrisë së Tregtisë, unë do të vazhdojë bashkë me anëtarët e Komisionit që janë të interesuar me dorëzuar kallëzimin penal pranë Prokurorisë Speciale në Prishtinë, që të fillojë menjëherë me hetime ndaj personave të cilët dyshohen që ose i kanë kryer veprat penale që dyshohen në kuadër të këtij komisioni ose bashkërisht në përpjekje të fshehjes së drejtësisë të këtij rasti penal. Propozimi im është që pavarësisht diskutimit sot ta kem pëlqimin e 1/3 të anëtarëve që e kemi bërë kërkesën pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, që menjëherë t’i drejtohemi gjykatës kompetente për me na siguruar provat në fjalë e më pas në qoftë se prapë kemi refuzim nga ministria, mendoj që duhet të vazhdojmë menjëherë me kallëzim penal”, ka thënë ajo, duke shtuar se i takon prokurorisë dhe gjyqësorit të vendos se a ka vepër penale në këtë çështje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, i shoqëruar…