Kica-Xhelili: Imagjinoni sikur t’i arrestonin këta të VV-së kur quajnë dikë hajn, ose kur na ndërsyhen në seanca

25 korrik 2025 | 21:00

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica – Xhelili ka reaguar pas arrestimit të qytetarit që e quajti hajneshë deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Ajo në një shkrim në Facebook, ka thënë “imagjinoni sikur t’i arrestonin këta të VV-së për krejt rastet që e kanë quajtur dikë hajn”.

“Imagjinoni sikur t’i arrestonin këta të VV-së për krejt rastet që e kanë quajtur dikë hajn.

Ose secilën herë që na ndërsyhen në seanca e komisione si gjallesa hibride” – ka thënë tutje ajo.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës…