Kica-Xhelili për policët që hetuan Rozeta Hajdarin e Nagip Krasniqin: Nëse heton VV-në, të pret ndëshkimi – ky është mesazhi

31 korrik 2025 | 20:30

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar lidhur me lajmin se dy hetues të Policisë që hetonin Rozeta Hajdarin e Nagip Krasniqin janë dënuar: janë larguar nga njësia kundër korrupsionit, janë degraduar, dhe njëri është transferuar fiks para se të intervistohej ish-ministrja Hajdari, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky është mesazh se nëse “e heton heton VV-në – të pret hakmarrja.”

Ajo ka thënë se në këtë rast demokracia nuk është më funksionale, është fasadë.

Postimi i saj i plotë:

“NË EMËR TË POPULLIT”: FRIKË & HAKMARRJE

Dy hetues të Policisë që hetonin Rozeta Hajdarin e Nagip Krasniqin janë dënuar: janë larguar nga njësia kundër korrupsionit, janë degraduar, dhe njëri është transferuar fiks para se të intervistohej ish-ministrja Hajdari.

Kjo nuk është rastësi. Është mesazh:

E heton VV-në – të pret hakmarrja.

Kur policët ndëshkohen pse hetojnë qeverinë demokracia nuk është më funksionale. Është fasadë.

Në Hungari, hetuesit e papërshtatshëm zëvendësohen. Në Rusi, largohen. Në Venezuelë, shtypen. Kudo, mesazhi është një:

Preke pushtetin – dhe pushteti t’a “tregon vendin”.

Historia na ka bërë kristal të qartë: demokracitë bien kur shoqëria i normalizon këto sjellje. Kur thonë: “Hajt se ndodhin këto.” Jo. Nuk ndodhin këto. Kjo nuk është normale.

Sot degraduan dy hetues. Nesër mund të jetë një prokuror. Pasnesër – gjyqtari. Në fund, je ti në radhë nëse nuk je mjaftueshëm i dëgjueshëm.

Prandaj zgjedhja është e thjeshtë:

Ose je me ata që nënshtrohen.

Ose je me ata që rezistojnë.

MES NUK KA.

Doarsa R. Kica

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agim Pllashniku është përjashtuar nga puna në “Ibër Lepenc”, Kjo…