
Kica-Xhelili: Qëndrimet e LDK-së s’varen nga euforitë kalimtare sepse shteti nuk është “impuls”, por vetëdije
24 gusht 2025
| 17:24
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar për moskonstituimin e Kuvendit, duke theksuar se partia e saj i ka qëndrimet e pandryshuara.
Kica-Xhelili tha se LDK ka marrë pjesë në votime për kryekuvendar si obligim kushtetues, duke sqaruar se vota nënkupton edhe mundësinë e votës kundër. Ajo kritikoi disa deputetë të cilët, sipas saj, nuk e kuptojnë këtë parim bazik.
“U kemi thënë që pa marrëveshje politike, nuk ka votë Për, e me ta nuk duam e as s’bëjmë marrëveshje. Pa taktizime, pa kalkulime veçse qëndrim i qartë politik”, shkruan Kica-Xhelili.