KIESA ndanë mirënjohje për ndërmarrjet më të suksesshme të vitit 2019

13 dhjetor 2019 | 14:46

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Biznesit të Vogël 2019”, mbajti konferencën informuese për zhvillimin e sektorit privat” në Prishtinë ku morën pjesë, përfaqësues nga institucionet qendrore dhe lokale, ATK-ja, Dogana, KEDS-i, si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Gjatë konferencës u diskutua për sfidat e sektorit privat si dhe për shërbimet dhe programet zhvillimore që ofrohen nga institucionet qeveritare.

Nol Buzhala, U.d. i Drejtorit të Përgjithshëm të KIESA-s, foli për shërbimet dhe përkrahjen e KIESA-s për ndërmarrjet. Ai përmendi aktivitetet e KIESA-s në mbështetjen e ndërmarrësisë të cilat janë realizuar gjatë vitit 2019 si; subvencionimi i ndërmarrjeve, krijimi i zonave ekonomike, organizimi i panaireve, forumeve me qëllim të promovimin të kompanive kosovare.

Kurse Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve prezantoi aktivitetet e AKB-së në mbështetje të prodhimeve vendore.
Në konferencë prezantuan edhe përfaqësues nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) dhe Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë (MIN).

Po ashtu u zhvillua edhe dialog me bizneset pjesëmarrëse të cilat parashtruan pyetje rreth çështjeve që ndërlidhen me veprimtarinë që ato ushtrojnë.

KIESA u ndanë mirënjohje për 21 ndërmarrjet në kategoritë Mikro, të Vogla dhe të Mesme nga regjioni i Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Prizrenit, Ferizajt, Gjilanit dhe Gjakovës.

Në fund të pranishmit vizituan shtandet e bizneseve në të cilat u ekspozuan produktet vendore.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishujt dhe vendet e varfra bregdetare që përballen me efektet…