
Kievi njofton shkëmbim të burgosurish me Rusinë
08 qershor 2025
| 18:41
Ukraina njoftoi se javën e ardhshme do të ketë një shkëmbim të burgosurve dhe trupave të ushtarëve me Rusinë
Më herët Moska dhe Kievi akuzuan njëra tjetrën për vonimin e procesit.
“Fillimi i operacioneve të riatdhesimit, sipas rezultateve të bisedimeve të Stambollit, është planifikuar për javën e ardhshme. Gjithçka do të zhvillohet sipas planit”, tha kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase, Krylo Budanov.