Kievi: Rusët po përpiqen ta bëjnë Harkivin ‘qytet të vijës së parë të frontit’

19 qershor 2022 | 15:24

Një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës më 19 qershor, ka përmendur një rrezik të shtuar në veri të qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Harkiv, pasi trupat ruse janë duke kërkuar ta bëjnë atë “qytet të vijës së parë të frontit”.

Vadym Denysenko i ka thënë televizionit kombëtar ukrainas se forcat armike po kërkojnë t’i afrohen Harkiv, në verilindje të Ukrainës, në përpjekje për ta bombarduar atë.

“Rusia po përpiqet ta bëjë Harkivin qytet të vijës së parë”, ka thënë ai.

Harkivi është një qytet kryesisht rusisht-folës me rreth 1.4 milion banorë.

Ai shtrihet rreth 30 kilometra nga kufiri rus.

Javën e kaluar, raportet sugjeruan se forcat ruse kishin vendosur artileri për të penguar një kundërofensivë ukrainase pranë Harkiv.

Amnesty International ka pretenduar javën e kaluar se trupat ruse kishin zhvilluar “një fushatë të pamëshirshme bombardimesh kundër Harkivit”.

Raporti ka theksuar se “shumë nga sulmet (ruse) u kryen duke përdorur municione të ndaluara gjerësisht”, raporton “Rel”.

Harkivi, qyteti që ndodhet në skajin veri-lindor të Ukrainës pranë kufirit rus, u bombardua rëndë nga forcat e Moskës.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si “operacion special”.

Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pozitë e opozitë janë duke e akuzuar njëra-tjetrën për çështjen…