Kijeva dhe Bubaveci rreshtohen në përkrahje të Ekrem Kastratit për zgjedhjet e 17 tetorit

06 tetor 2021 | 13:12

Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e NISMA-s Socialdemokrate, Ekrem Kastrati ka vazhduar takimet me përkrahës dhe struktura të NISMA-s në fshatrat Kijevë dhe Bubavec.

Banorët e këtyre fshatrave i kanë ofruar përkrahje të madhe Kastratit për zgjedhjet e 17 tetorit. “Përkrahja për Nismën Socialdemokrate po rritet çdo ditë e më shumë, dhe dëshmia më e mirë për këtë është kjo pritje e ngrohtë që na bënë sonte qytetarët e Kijevës dhe Bubavecit.

Me përkrahjen e tyre dhe mbështetësve tanë të shumtë, më 17 tetor NISMA do të shënoj një fitore madhështore në Malishevë”, ka shkruar ndër të tjera Kastrati.

Postimi i plotë i Kastratit për takimin në Kijevë:

“Në Kijevën e Ramadan Shabanit e Kajtaz Ramadanit, por edhe të shumë dijetarëve e trimave tjerë, sonte bashkë me kryetarin Limaj dhe bashkëpunëtorë shpalosëm programin dhe vizionin tonë për zgjedhjet e 17 tetorit. Jam shumë i kënaqur me përkrahjen që mora nga banorë të këtij fshati, të cilët u zotuan se do ta mbështesin projektin tonë për Malishevën Urbane. #Voto119 #PërMalishevënUrbane

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e Partisë Demokratike…