Kim Jong kishte ekzekutuar xhaxhain në mënyrë makabre

11 shtator 2020 | 08:21

Një nga historitë më të tmerrshme rreth Kim Jong është konfirmuar së fundmi nga presidenti amerikan Donald Trump.

Në disa fragmente nga një libër që është shkruar nga gazetari i njohur Woodward janë të paraqitura edhe letrat që dy liderët kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin. Në këto letra përshkruhet marrëdhënia e mirë që ata kanë, në bazë të atyre që thuhet nga vetë liderët.

Në një intervistë të regjistruar nga Woodward, Trump tregoi se si Kim i ka treguar atij se si vrau xhaxhain, duke e ekzekutuar.

Gjenerali Jang Song-thaek u ekzekutua nga skuadra e pushkatimit me urdhër të nipit të tij. Kim pastaj shfaqi kokën e gjeneralit Jang që të tjerët ta shihnin, transmeton Gazeta Metro.

Sipas raporteve të mëparshme, trupi i gjeneralit Jang u zhvesh dhe u hodh te qentë e uritur. Ndihmësit e gjeneralit Jang u ekzekutuan më pas duke përdorur armë me shurdhues. Anëtarët e tjerë të familjes së gjeneralit Jang gjithashtu besohet se janë vrarë nga regjimi.

Në atë kohë, gjenerali Jang kishte qenë një nga figurat më të fuqishme në Korenë e Veriut, duke vepruar si udhëheqës de facto kur babai i Kim Jong-il nuk ishte mirë.

Pavarësisht se dinte për vdekjen brutale të gjeneralit Jang, Trump kishte lëvdata të ndritshme për diktatorin e Koresë së Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një nga intervistat me Bob Woodward, presidenti Donald Trump…