Kim Jong-un nderon ushtarin e rënë në Rusi, miraton vendosjen e trupave në Kursk

30 qershor 2025 | 16:41

Pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror i Koresë së Veriut kanë treguar një moment emocional të liderit Kim Jong-un, i cili shihet teksa derdh lot dhe bie në gjunjë pranë arkivolit të një ushtari koreano-verior të rënë gjatë një misioni në territorin rus.

Trupi i pajetë ishte mbuluar me flamurin kombëtar të Koresë së Veriut, ndërsa ceremonia, e organizuar me solemnitet të lartë, përçoi jo vetëm dhimbje, por edhe mesazhe të qarta politike.

Sipas raportimeve nga mediat shtetërore, Kim Jong-un ka miratuar gjithashtu planet ushtarake që përfshijnë qytetin rus të Kurskut, një veprim që interpretohet si përgatitje për vendosjen e trupave verikoreane në Rusi deri në fund të vitit.

Ndërkohë, gjatë së dielës, lideri korean mori pjesë në një shfaqje artistike të mbajtur me rastin e përvjetorit të parë të nënshkrimit të Traktatit të Partneritetit Strategjik Global midis Koresë së Veriut dhe Rusisë, sipas KCTV dhe gazetës zyrtare Rodong Sinmun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit…