Kim Kardashian befason me pamjen e re, zbulon ngjyrën e re të flokëve

18 gusht 2025 | 11:38

Kim Kardashian ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj me një ndryshim të guximshëm në pamje. Ylli i famshëm 44-vjeçar publikoi të premten, më 15 gusht, një selfie në “Instagram”, ku tregoi ngjyrën e re të flokëve.

Në foton e postuar në llogarinë e saj personale, Kim shfaqet duke pozuar për kamerën, ndërsa dërgon një “puthje” virtuale. Postimin e ka shoqëruar me përshkrimin misterioz: “Është koha”.

Ngjyra e re e flokëve duket të jetë një tjetër ndryshim i fortë në stilin e saj, duke treguar edhe një herë se ajo nuk ka frikë të eksperimentojë me pamjen.

Ky nuk është hera e parë që Kardashian çel ngjyrën e flokëve. Në “Met Gala 2024”, ajo u shfaq me një bionde platini mbresëlënëse, ndërsa në vitin 2022 kishte adoptuar një bjonde të akullt, të frymëzuar nga Marilyn Monroe, veshur me fustanin legjendar të saj në të njëjtin event.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha është paraqitur sot…