
Kim Kardashian bën gjestin e veçantë për 1000 fansat e saj
23 dhjetor 2020
| 12:41
Femra më seksi në botë, Kim Kardashian, ka vendosur që të dhurojë nga 500 dollarë për fansat e saj.
Përmes një postimi në “Twitter”, ylli televiziv ka treguar se do të dhurojë 500 dollarë për 1000 fansat e saj, të cilët kanë luftuar mes pandemisë së Covid-19.
“Përshëndetje njerëz! 2020 ka qenë i vështirë dhe shumë janë të shqetësuar për pagimin e qirasë ose vendosjen e ushqimit në tryezën e tyre. Unë dua ta përhap dashurinë duke dërguar 500 $ tek 1000 njerëz”, shkroi themeluesja e KKW Beauty.
E sigurisht që kjo iniciativë e Kim është pritur me entuziazëm nga fansat e saj, të cilët kanë vërshuar me komente për gjestin e mirë të saj.
“Kjo do të ishte një bekim i vërtetë, sepse unë jam shtatzënë me fëmijën tim të parë”, shkroi një ndjekës.