Kim Kardashian: Dikush i afërt donte të më vriste

02 tetor 2025 | 12:53

Kim Kardashian ka zbuluar një rrëfim tronditës në trailerin e sezonit të 7-të të reality show-t “The Kardashians”.

Ajo tregon se ka marrë një telefonatë alarmuese nga hetuesit, të cilët i kanë bërë me dije se një person “shumë i afërt” me të kishte urdhëruar vdekjen e saj.

Themeluesja e “Skims” thotë se ky zbulim i ka tronditur jetën dhe e ka lënë të frikësuar për sigurinë e saj.

Në pamjet e publikuara nga traileri, shihen oficerë policie duke iu përgjigjur një telefonate urgjente, ndërsa dëgjohet zëri i Kim-it që rrëfen me ankth: “Jam e tmerruar”.

Ende nuk dihet se kur ka ndodhur kjo ngjarje apo kush qëndron pas këtij plani të errët.

Në të kaluarën, ish-partneri i saj Ye (Kanye West) kishte pretenduar se Kim e kishte akuzuar për sulm, por këto mbetën thashetheme pasi kurrë nuk u vërtetuan me prova.

 

Kim Kardashian: Dikush shumë i afërt deshi të më vriste - Insajderi - image 2 1

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ambientet e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët…