Kim Kardashian habit me deklaratën e bërë

13 dhjetor 2018 | 12:41

Kim Kardashian kujdeset shumë për veten, por së fundmi ka habitur me deklaratën e bërë. Ylli ka pranuar se ka mjaft raste kur nuk e heq make-up kur fle gjumë, pasi kjo është e lodhshme, por edhe kërkon kohë që ditën tjetër të bëhet sërish gati.

Në një intervistë me Busy Phillips, Kim Kardashian pranoi se nuk e hiqte make up-in kur flinte në mënyrë që ai të zgjaste dy ditë.

“Nëse nuk kam mundësi të lyhem ditën tjetër, fle me kujdes dhe në mëngjes ribëj bazën. Përpiqem që një grim të mirë ta ruaj për dy ditë”, tha ajo duke i shokuar të gjithë me deklaratën.

“Kurrë mos flini me make up, është një nga rregullat që dermatologët e përsërisin më shpesh. Kjo sepse make up-i bllokon poret dhe rrit mundësinë e shfaqjes së akneve dhe pikave të zeza”, këshilloi Kim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur…