Kim Kardashian trondit fansat, pas 14 vitesh i jep fund…

09 shtator 2020 | 11:39

Kim Kardashian tronditi fansat duke njoftuar se shfaqja ikonike e familjes së saj po mbaron pas 14 vitesh në transmetim.

“Keeping Up With The Kardashians”, i cili ndihmoi në krijimin e emrave të familjes së Kimit dhe motrave të saj: Kourtney, Khloe, Kylie dhe Kendall dhe filloi karrierën e tyre në biznesin e modës dhe bukurisë, do të transmetojë sezonin e fundit në fillim të vitit të ardhshëm.

“Vitet e fundit shumë vëllezër e motra, së fundmi Kourtney, kanë hezituar të filmojnë shfaqjen. Kim gjithashtu ka duruar një vit të trazuar me betejën e shëndetit mendor të burrit të saj Kanye West dhe drejtimin e diskutueshëm presidencial duke vënë një presion të paparë në martesën e saj”, shkruajw mediat e huaja.

Gjatë gjithë viteve shfaqja kronikoi ngjarjet kryesore në jetën personale dhe profesionale të familjes në Kaliforni, duke përfshirë martesat e Kim Kardashian me Kris Humphries dhe West, një grabitje të armatosur në Paris, prishjen e martesës së Khloe Kardashian me basketbollistin Lamar Odom dhe kalimi i patriarkut të familjes Bruce Jenner në Caitlyn Jenner.

Në një mesazh në Instagram të publikuar të martën, Kim, 39 vjeçe, shkroi: “Për fansat tanë të mahnitshëm, me zemër të thellë ju njoftojmë që ne kemi marrë vendimin e vështirë si familje për t’i thënë lamtumirë ‘Keeping Up with the Kardashians’.

Kim Kardashian trondit fansat, pas 14 vitesh i jep fund...(FOTO)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot ka…