Kimete Berisha: Ushtari i Albin Kurtit!

11 janar 2022 | 22:10

Shkruan: Kimete Berisha

Ushtari i Albin Kurtit!

Ushtari i Albin Kurtit me thes n’shpinë, niset këmbë, prej Prishtinës për në Bondsteel për t’u treguar amerikanëve se ka ‘filluar’ Lufta e Tretë Botërore.

Amerikanët i japin ushtarit tambël pluhur dhe e porosisin të kthehet në Prishtinë e ta pyesin Albin Kurtin a bën m’u kthy me taksi!

Rrugës, ushtari e humb alltinë,

por për fat, i shpëtojnë plumbat.

Paret e alltisë që e ka humbur rrugës ia ndalin n’rrogë.

Arma e ushtarit këmbësor është këmba.

Afrohet mbrëmja.

Ndalet të pushojë.

Këmbët i ka me ushla.

Nëse e zbret barrën nga shpina, nuk ka se si ta vendos prap, prandaj shtrihet përmbys në tokë (preferohet ara me kallamoq) dhe fle me thes në shpinë.

Lufta për këmbësorinë është si ‘punë dore’.

Si çeizi i punuar me dorë, nuk është njësoj si çeizi i blemë, i gatshëm.

Ndryshe është kur t’vjen për shembull letra e dashurisë me postë, ndryshe është kur t’vjen me e-mail, shpejt.

Ndryshe është kur ushtari për kadale ‘e qëllon’ me shpatë në zemër armikun, ballë për ballë, ndryshe kur nga droni, pas shpinës, e zhduk armikun shpejt, pa ceremoni.

Ushtari tundohet ta çel thesin çka ka aty, i bie në mend se kurrë nuk e ka çelur, ushtari guxon të vdes për atdhe, por s’guxon ta çel thesin që e mban në shpinë.

Ushtari nuk e di se është ushtar këmbësor sepse s’di gjë tjetër të bëj, përveç të ecë.

Mund të kthehet në Prishtinë me taksi, por pastaj e humb titullin e këmbësorit.

Derisa të mbërrijë në fushë betejë – kryhet lufta.

Kjo është demotivimi më i madh për këtë lloj ushtari.

Që kurrë nuk e zë luftën me këmbë.

Për sherr, sa herë fillon lufta, ushtari i këmbësorisë ndodhet larg.

Kur arrin të afrohet ngat luftës, e merr gjumi se lodhet.

Merre edhe një dhi me vete n’luftë, ta hjek t’eqtit.

P.S. Nëse i pyet ata që kanë luftuar hakikat për Kosovën ‘A do të kishe luftuar edhe një herë për këtë vend’, të gjithë do të të thonë JO (me tri O-ja).

Kush të thotë ndryshe – të rren!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aston Villa ka konfirmuar që ka nënshkruar në formë huazimi…