
Kimmichi e dëshiron Wirtzin në Bayern
03 qershor 2025
| 11:37
Mesfushori gjerman i Bayern Munchen, Joshua Kimmich, ka thënë se do të donte që shoku i tij të bashkohej me bavarezët.
“Si lojtar i Bayern Munich që jam, do të doja që ai të kishte ardhur tek ne”, ka thënë Kimmich.
Ylli i Bayer Leverkusen kërkohet nga shumë klube evropiane, por është më afër transferimit në Liverpool. Kampionët e Anglisë kanë ofruar 135 milionë për gjermanin, por Leverkusen kërkon plus edhe 15 milionë të tjera.