Kina nis evakuimin e qytetarëve nga Ukraina

01 mars 2022 | 06:55

Kina ka nisur evakuimin e qytetarëve të saj nga Ukraina, raportoi media shtetërore të martën.

Evakuimi po bëhet mes frikës për sigurinë e tyre për shkak të pushtimit nga aleati i Pekinit, Rusisë, por edhe raporteve për armiqësi nga ukrainasit e zemëruar.

Rreth 600 studentë kinezë u evakuuan të hënën nga Kievi dhe qyteti Odesa, raportoi gazeta shtetërore, Global Times, duke cituar ambasadën kineze në kryeqytetin ukrainas.

Ata udhëtuan me autobus për në Moldavinë fqinje nën një përcjellje të ambasadës dhe mbrojtjen e policisë lokale, sipas raportit, i cili citoi një të evakuuar të thoshte se udhëtimi gjashtë-orësh ishte “i sigurt dhe i qetë”.

1000 shtetas të tjerë kinezë do të largohen nga Ukraina të martën për në Poloni dhe Sllovaki, të dyja shtete anëtare të Bashkimit Evropian, shtohet në raport.

Kina ka njoftuar se rreth 6,000 qytetarë të saj janë të vendosur në Ukrainë për punë dhe studime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kolonë me automjete ushtarake ruse e drejtuar për në…