Kinolli nga komuniteti rom: Me Kurtin u morëm vesh për një ministri, me gjasë do të na e japë Zhvillimin Rajonal
Deputeti i komunitetit rom në Kuvendin e Kosovës, Albert Kinolli, ka thënë se është marrë vesh me kryetarin e LV-së, Albin Kurti për një post ministror.
Kinolli ka thënë gjatë një lidhje direkte në “T7” se do ta votojë përbërjen e qeverisë që Kurti do ta prezantojë sot në Kuvend.
“Do ta japim votën pro për Qeverinë Kurti 3. Me kryeministrin disa herë jemi takuar dhe kemi një marrëveshje me të”, ka thënë ai.
Kinolli ka thënë se “në këtë qeveri, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës për herë të parë do të përfaqësohet me një pozitë ministrore”.
“Për ne nuk është me rëndësi cila pozitë. Me rëndësi që ne t’i formojmë së pari institucionet. Për pozitën ne do të flasim më vonë. Ne jemi të gatshëm ta japim kontributin tonë në cilëndo ministri që të na jepet, mirëpo sipas të gjitha gjasave, Ministrinë për Zhvillim Rajonal”, ka thënë Kinolli.



