Kinolli thotë se nuk është koha për zgjedhje

02 prill 2020 | 13:10

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Albert Kinolli nga grupi parlamentar 6 plus, pas takimit me presidentin e vendit, Hashim Thaçin, ka thënë që duke pasur parasysh situatën që gjendet Kosova, tani nuk është koha për zgjedhje.

Sipas Kinollit, zgjedhjet duhet të bëhen pas tejkalimit të pandemisë, pasi sipas tij nuk duhet të rrezikohet jeta e qytetarëve.

“Askush nuk ka vdekur nga zgjedhjet, por duke pasur parasysh se gjendemi në një situatë kritike nuk duhet të rrezikojmë. Është në pyetje jeta e qytetarëve”.

“Ne mendojmë se tani për momentin nuk është koha që qytetarët t’i ekspozohen rrezikut t’i ftojmë në tubime e të shkojmë në zgjedhje. Askush nuk është kundër zgjedhjeve por në situatën që gjendemi ne mendojmë që nuk jemi të gatshëm që të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Kinolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faton Tmava, 35-vjecar nga Prishtina vuan nga një sëmundje e…