Kioskat e Trafikut Urban me orar të ri, do të hapen edhe të dielave

03 shtator 2025 | 08:23

Me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe lehtësimit të qasjes në bileta të udhëtimit, Trafiku Urban i Prishtinës ka njoftuar për zgjerimin e orarit të punës në disa nga kioskat e tij në qytet.

Sipas njoftimit zyrtar, nga tani kioskat pranë Komunës dhe Katedrales do të jenë të hapura nga e hëna deri të shtunën prej orës 07:00 deri në 21:00, si dhe të dielave nga ora 08:00 deri në 16:00.

Kioska në Bregu i Diellit do të punojë nga e hëna në të premte prej 07:00 deri në 21:00, si dhe të shtunave deri në orën 14:00.

Po ashtu, janë përcaktuar edhe pauzat e punës.

Pauza paradite nga 10:00 – 10:30 dhe pauza pasdite nga 17:30 – 18:00.

Në të njëjtën kohë, Trafiku Urban ka njoftuar se shërbimi për bileta për pensionistët tani ofrohet edhe në pikën në Bregun e Diellit, duke rritur qasjen për këtë kategori të qytetarëve.

Nga kompania falënderojnë qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, duke theksuar përkushtimin e tyre për të qenë gjithnjë më afër nevojave të udhëtarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra rezervistë kanë filluar të paraqiten në detyrë, ndërsa ushtria…