Kirurgët rrihen mes vete në sallën e operacionit në QKUK
22 janar 2020
| 18:51
Një përleshje fizike ka ndodhur ditën e sotme në Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK.
Dyshohet se rasti ka ndodhur në sallën e operacionit, ndërsa në të janë përfshirë dy doktorë.
Bëhet fjalë për kardiokirurgin Dr. Adem Grbolar dhe specializantin Dr. Endrit Shala.
Lajmin për “IndeksOnline”, e ka konfirmuar drejtori i SHSKUK-së Dr. Basri Sejdiu, ku i njëjti ka thënë se rasti do të hulumtohet dhe do të merren masa.
“SHSKUK ju njofton se është njoftuar lidhur me rastin e një mosmarrëveshje që ka ndodhur në kardiokirurgji.
Rasti do të hulumtohet dhe do të veprohet konform legjislacionit në fuqi”, thuhet në përgjigjen e Sejdiut.



