“Kisha vdekur për këtë fanellë”: Taulant Xhaka motivon lojtarët e Kombëtares
Taulant Xhaka është rikthyer të flasë për Kombëtaren shqiptare. Ish-mesfushori i kuqezinjve tregoi për kanalin e FSHF-së se Qazim Laçi është lojtari që i ngjan atij. Po ashtu nuk e fshehu besimin e madh që ka te fitorja ndaj Polonisë.
Taulant, kur e shikon sot fanellën kuqezi. Çfare ndjen realisht? Jo si futbollist, por si njeri.
Jam fans i Shqipërisë, i skuadrës. Nder dhe besoj që është fanella më e bukur në botë.
– A ka debutim më të bukur se ai i yti, kundër Portugalisë me fitore? Si e kujton atë ndeshje, na i përshkruan dot emocionet?
Me shumë emocione, ka qenë debutimi im me Kombëtaren me fitore. Ka qenë si ëndërr, nuk e kam kuptuar shumë por pas fitores, e kam kuptuar dhe e gjithë familja ka qenë krenare me mua.
– A ke një moment me Kombëtaren që nuk e ke treguar kurrë?
Jo nuk ka pasur momente specifike. Të lumtura kam pasur shumë ,të trishtuar për ndeshjen kundër Serbisë.
– Ti ke qenë gjithmonë një lojtar i karakterit të fortë. Çfare sakrifice personale ke bërë për Kombëtaren që pak e dinë?
S’kam bërë sakrifica të madhe por gjithmonë e kam dhënë maksimumin. Kisha vdekur për këtë fanellë.
– Çfarë do të thotë për ty të mbash peshën e përgjegjësisë në fushë, sidomos në ndeshje vendimtare?
Normal që ke përgjegjësi shumë, duhet të jesh lider dhe duhet t’i mbash lojtarët e rinj afër vetes.
Kombëtarja aktuale dhe play-off-i
– Si e sheh Kombëtaren sot, krahasuar me vitet kur ti ishe pjesë aktive e saj?
Kanë ecur shumë përpara. Janë lojtarë shumë të rinj, me shumë talent. Është shumë më mirë tani se përpara.
– A shikon ndonjë lojtar të Kombëtares aktuale që ju ngjan juve?
Qazim Laçi. Ka edhe numrin tim, 14 siç e kam pasur unë kur kam qenë pjesë e Kombëtares.
– A mendon se ky grup ka mentalitetin e duhur për të përballuar presionin e play-off-eve?
Po absolutisht. Çdo lojtar luan në ekipet e tyre, kanë kualitet. Besoj që mund t’ia dalin.
Tifozët
– Sa e rëndësishme është mbështetja e tifozëve shqiptarë në momente kyçe dhe çfare mesazhi ke për ta sot?
Tifozët janë shumë të rëndësishëm se na kanë përkrahur gjithmonë. Janë lojtari i 12-të për ne.
Mesazhet e Taulantit
– Taulant Xhaka në një fjali për Shqipërinë dhe fanellën kuqezi.
Është nder dhe krenari.
– Nëse sot do ishe në dhomën e zhveshjes para ndeshjes së parë kundër Polonisë në fazën play-off, çfarë do t’i thoje ekipit?
Jepni maksimumin. Luani si gjithmonë me zemër dhe fitorja vjen automatikisht.



