Kishte paralajmëruar Hisen Berisha se fitorja i është vjedhur Arian Tahirit: Zgjedhjet duhet të përsëriten!
11 nëntor 2025
| 13:00
Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha kishte paralajmëruar më 9 nëntor, ditën e zgjedhjeve të raundit të dytë, se ekziston rreziku që rezultati zgjedhor i Arian Tahirit të manipulohet.
E sot, Hisen Berisha ka shkruar sërish për këtë fakt që tashme ka dalë në pah.
“Paralajmërua kam: do të manipulohet vota dhe rezultati i zgjedhjeve në Mitrovicë, si dhe fitorja e Arian Tahirit. Vota është vjedhur dhe rezultati është manipuluar. Organet kompetente të hetuesisë dhe prokurorisë duhet të veprojnë. Në Mitrovicë, zgjedhjet duhet të përsëriten!”, ka shkruar në “Facebook” Berisha.



