Kit Harington del publikisht për herë të parë pas rehabilitimit

03 tetor 2019 | 11:46

Kit Harington dhe gruaja e tij Rose Leslie u panë bashkë për herë të parë pasi aktori doli nga rehabilitimi. Ylli 32-vjeçar i “Game of Thrones” dhe 32-vjeçarja u panë duke ecur rreth rrugëve të Londrës, saktësisht në lagjen Soho.

Muajin e kaluar u raportua se Kit Harington ishte në rehabilitim për stres dhe alkool. Atëherë, Kit sapo kishte përfunduar një turne të madh shtypi për sezonin e fundit të “Game of Thrones”. Kit dhe Rose, të cilët u njohën në setin e serisë më të famshme në botë, u martuan në fund të qershorit të vitit të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Celine Dion është duke e vizituar kryeqytetin francez për Javën…