
Kjaeri: Nuk jam afër rinovimit, por ndihem mirë në Milan
07 tetor 2021
| 11:40
Kontrata e mbrojtësit Simon Kjaer me Milanin përfundon në muajin qershor të ardhshëm, por ende nuk ka asgjë konkrete rreth rinovimit të saj.
Kjaer ka konfirmuar se nuk është afër marrëveshjes, por ka bërë të ditur se është shumë i lumtur në skuadrën kuqezi.
“A jam afër rinovimit me Milanin? Jo, por jam akoma jashtëzakonisht i lumtur që luaj për kuqezinjtë. Kam kaluar kaq shumë momente në futboll sa nuk kam ndërmend të përqendrohem në këtë aspekt. Ndihem mirë, më pëlqen të luaj dhe të shijoj jetën te Milan. Klubi e di mendimin tim dhe pozicionin tim në këtë drejtim dhe kur të dëshirojë të zgjidhë çështjen, e di se mund të më telefonojë”, ka thënë mbrojtësi Kjaer.