Kjo është 30-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e sotëm në Loxhë të Pejës

07 shkurt 2026 | 16:57

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti mëngjesin e të shtunës. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Loxhë në Pejë rreth orës 8 të mëngjesit, mes dy veturave.

Lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë në Pejë, i cili bëri të ditur se nga ekipi mjekësor është konstatuar se njëra nga të aksidentuarat nuk ka mundur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë.

Sinjali raporton se viktima është Agnesa Kastrati, rreth 30-vjeçare.

Ndërkohë, Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur se personi tjetër i aksidentuar është duke u trajtuar dhe aktualisht ndodhet në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ndarë me publikun një…