Kjo është deklarata e Nuhiut për fitores ndaj Feronikelit

07 mars 2021 | 16:28

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu është deklaruar pas fitores ndaj Feronikelit.

Kampioni i Kosovës fitoi me rezultat minimal 0-1, me golin që e shënoi Alidema në minutën e fundit të ndeshjes (90+4).

Pas ndeshjes, Nuhiu u deklarua, duke thënë se ndihet i lumtur me fitoren dhe faktin që Alidema e realizoi golin.

“E kemi ditur që do të jetë ndeshje e vështirë e luftuar. Kemi pasur rastin të ndëshkojmë me kundërsulme kemi qenë më kërkues dhe kemi luftuar shumë dhe në fund u shpërblyem me fitore”.

“Goli në këto minuta sjell emocione më shumë më gëzoi fakti që realizoi Festim Alidema, pasi ka punuar shumë për këtë ditë dhe më vjen mirë që i erdhi goli”.

“Çdo futbollist është i rëndësishëm por edhe tjerët që u paraqiten bënë maksimumin e tyre dhe më vjen mirë që u fitua ndeshja”, deklaroi trajneri i Dritës pas ndeshjes.

Me këtë fitore, Drita sërish mori kreun e Superligës me 50 pikë të grumbulluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka bërë me dije se pas…