Kjo është e ardhmja e Allegrit  

10 maj 2018 | 15:02

Trajneri Massimiliano Allegri pas triumfit në finale të Kupës së Italisë ndaj Milanit (4-0), ka konfirmuar se nuk do të largohet nga Juventusi.

“Së shpejti do të takohemi me klubin për të folur në lidhje me vazhdimësinë. Së pari na duhet të kuptojmë gjërat që kemi bërë mirë dhe ato ku kemi pasur vështirësi. Si fëmijë isha tifoz i Juventusit, ndaj për këto suksese jam akoma më i lumtur. Të punosh në një klub si Juventusi, me një grup njerëzish të mëdhenj, është më e thjeshtë. Ende duhet të vazhdosh, ende duhet të bësh. Në futboll, ju nuk mund të fitoni gjithmonë, sepse ka kundërshtarë”, ka deklaruar Allegri.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“IPKO” u sjellë konsumatorëve të saj ofertën më të re,…