Kjo është gjendja e fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”

09 dhjetor 2025 | 19:49

Një fluturake ushtarake gjermane nuk arriti të aterojë në Aeroportin e Prishtinës, krejt kjo për shkak të kushteve atmosferike që po mbizotëron sot, e që kjo fluturake nuk është e certifikuar që në kushte të tilla ta bëjë veprimin.

Kjo situatë sigurisht ngjalli shqetësim tek udhëtarët të cilët do ta përdorin Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, për të arritur te destinacionet e tyre.

Rapoetohet se në web-faqen zyrtare të ANP ‘Adem Jashari’, figuron se nuk ka anulime, vonesa e as shtyrje të fluturimeve.

gpavi.png

Edhe në nisje nuk duket të ketë probleme për të shkuar në destinacionet tuaja.

depart.png

Në anën tjetërm Policia e Kosovës ka njoftuar se në disa zona të vendit ka filluar shfaqja e mjegullës, sidomos në vendet me pozitë më të ulët gjeografike dhe afër lumenjve, duke krijuar rrezik të shtuar për pjesëmarrësit në komunikacion.

Shoferët këshillohen të jenë të kujdesshëm, pasi ngasja në mjegull mund të jetë shumë e rrezikshme për shkak të uljes së dukshmërisë dhe ndryshimeve të papritura në shikueshmëri.

Në njoftim, Policia u bën thirrje shoferëve të përdorin dritat e mjegullës dhe të shmangin ndezjen e dritave të gjata, pasi ato reflektojnë dhe pengojnë dukshmërinë, duke rrezikuar edhe më shumë qarkullimin.

Mjegulla mund të krijojë iluzione optike që i bëjnë shoferët të mendojnë se po lëvizin më ngadalë se sa realisht janë, prandaj apelohet të mbahet shpejtësi e kontrolluar dhe e sigurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa avokatë të Odës së Avokatëve të Kosovës janë gjobitur…