
Kjo është gjendja e pacientëve me Covid
14 prill 2022
| 11:14
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen tetë pacientë, pesë të konfirmuar me Covid-19 dhe tre të tjerë me post-Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë tre pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë