
Kjo është gjendja e pacientëve me Covid në Kosovë
18 mars 2022
| 09:26
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 14 pacientë, 11 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 3 të negativizuar post- Covid.
Me oksigjeno-terapi po trajtohen 7 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 2 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 6 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient