Kjo është gjendja shëndetësore e Challandesit

12 nëntor 2020 | 14:11

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, është infektuar me koronavirus. Trajneri zviceran ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testin e kryer para ndeshjes miqësore Shqipëri-Kosovë (2-1) e zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Elbasan Arena”.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka thënë se gjendja shëndetësore e Challandesit është e mirë.

“Gjenda shëndetësore e tij është e mirë. Ai nuk ka asnjë problem dhe asnjë simptomë dhe nesër do ta bëjë edhe një test dhe shpresojmë se do të dal negativ”, ka thënë Salihu për “Zeri.info”. Kosovën ndaj Shqipërisë e ka drejtuar ndihmësi i Challandesit, Muharrem Sahiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është infektuar me Covid-19 dhe…