Kjo është kërkesa e Ramosit për Realin

16 shkurt 2020 | 16:36

Sergio Ramos u transferua në Madrid në verën e vitit 2005. Djaloshi 19-vjeçar i asaj kohe tani është shndërruar në pikën e referimit për klubin madrilen.

Asnjë trajner nuk mund të bëjë dot pa qendërmbrojtësin, pavarësisht se pas pak kohësh ai do të festojë 34-vjetorin. Në këtë pikë ka një problem, sepse drejtuesit e Realit duan që t’ia rinovojnë kontratën për një vit dhe pastaj të shohin në fundin e vitit tjetër.

Ramos bën presion që të rinovojë një kontratë 2-vjeçare. Kontrata e tij përfundon sezonin e ardhshëm, por kapiteni kërkon që t’i japë zgjidhje sa më shpejt situatës dhe të jetë i përqendruar në fushën e lojës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka vendosur që ditën e sotme ta…